threat_intelligence231 wordsRead on Arc Codex

Shqipëria renditet e para në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026

Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI Shqipëria renditet në vendin e parë në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 98.33 pikësh, duke u pozicionuar në krye të klasifikimit global për nivelin e zhvillimit të kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Ky pozicionim shënon një përmirësim të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm në renditjen ndërkombëtare: nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e 15-të në vitin 2025 dhe tashmë në vendin e parë në botë. National Cyber Security Index vlerëson kapacitetet e vendeve për parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve kibernetike, mbrojtjen e shërbimeve thelbësore, reagimin ndaj incidenteve, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, edukimin dhe formimin profesional, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Rezultati i Shqipërisë pasqyron progresin e arritur në forcimin e kuadrit ligjor dhe strategjik, konsolidimin e strukturave përgjegjëse, zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale, si dhe përmirësimin e mekanizmave të koordinimit, parandalimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike. Kjo renditje reflekton gjithashtu punën e vazhdueshme të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për rritjen e qëndrueshmërisë së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, forcimin e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe zhvillimin e një ekosistemi të sigurt e të qëndrueshëm kibernetik. Renditja në vendin e parë konfirmon avancimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe përputhjen e kapaciteteve kombëtare me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Linku i raportit: https://ncsi.ega.ee/country/al/

How it works

Once you click Generate, Ollama reads this article and crafts 5 comprehension questions. Your answers are graded against the article content — general knowledge won't be enough. Score 70+ to count toward your certificate.

Questions are cached — you'll always get the same 5 for this article.