general340 wordsRead on Arc Codex

Kosova dhe Ballkani ishin jashtë agjendës së Samitit në Ankara – Hajrullahu tregon çfarë i thanë zyrtarët e NATO

Kosova dhe Ballkani ishin jashtë agjendës së Samitit në Ankara – Hajrullahu tregon çfarë i thanë zyrtarët e NATO-s Ballkani Perëndimor nuk ishte pjesë e agjendës kryesore të Samitit të NATO-s në Ankara, ndërsa Kosova nuk pati përfaqësues në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe për këtë ka pasur qëndrime e reagime të ndryshme në vend. Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, i cili e përcolli samitin nga vendi i ngjarjes, tha se për këtë çështje Telegrafi kishte pyetur drejtpërdrejt përfaqësues të lartë të Aleancës Veri-Atlantike gjatë një takimi të mbyllur me media nga Ballkani, Ukraina, Bjellorisia e vende tjera. “Ballkani nuk ka qenë në agjendën kryesore të këtij samiti. Në pyetjen e Telegrafit pse nuk ishte pjesë e agjendës, u tha se Ballkani Perëndimor mbetet në agjendën e përgjithshme sa i përket stabilitetit”, deklaroi Hajrullahu në podcastin “Përballje”. - YouTube www.youtube.com Sipas tij, mesazhi i NATO-s ishte se Aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakuumi të sigurisë në rajon, ndërsa KFOR-i vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. “NATO nuk do të lejojë vakuum të sigurisë në rajon. KFOR-i është këtu për të ofruar siguri dhe stabilitet”, theksoi ai. Hajrullahu shpjegoi se Kosova nuk ishte vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor pa përfaqësim në samit. Të pranishme ishin vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia nuk kishin delegacione. “Kosova nuk ishte e përfaqësuar, Bosnjë-Hercegovina nuk ishte e përfaqësuar dhe Serbia gjithashtu nuk ishte e përfaqësuar. Aty ishin shtetet anëtare të NATO-s: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut”, tha Hajrullahu. Megjithëse, Ballkani Perëndimor nuk ishte në qendër të diskutimeve të samitit, NATO ka bërë të qartë se stabiliteti i rajonit vazhdon të jetë pjesë e angazhimit të saj të përgjithshëm, veçanërisht përmes pranisë së KFOR-it në Kosovë. Ndryshe, Kosova u përmend në Samit nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se Turqia udhëheq misionin e KFOR-it në Kosovë dhe se ka një prani të konsiderueshme ushtarake në vendin tonë. /Telegrafi/

How it works

Once you click Generate, Ollama reads this article and crafts 5 comprehension questions. Your answers are graded against the article content — general knowledge won't be enough. Score 70+ to count toward your certificate.

Questions are cached — you'll always get the same 5 for this article.