general196 wordsRead on Arc Codex

Zelensky i kërkon SHBA-së licencë për prodhimin e raketave Patriot në Ukrainë

Zelensky i kërkon SHBA-së licencë për prodhimin e raketave Patriot në Ukrainë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar SHBA-së të marrë një vendim mbi dhënien e një licence Ukrainës për të prodhuar sisteme mbrojtëse Patriot të prodhuara në SHBA, pas sulmeve të Rusisë gjatë natës. Udhëheqësi ukrainas, i cili ka kërkuar leje nga SHBA-të për muaj të tërë, por pa sukses, tha se mbrojtja ajrore e vendit të tij ishte "një çështje absolutisht me përparësi të lartë dhe kritike". "Është veçanërisht e rëndësishme që marrëveshjet tona me SHBA-në mbi prodhimin e raketave antibalistike të ecin drejt zbatimit”, deklaroi Zelensky. “Ne gjithashtu mbështetemi shumë në vendimin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me licencat për Patriot dhe punë të tjera të përbashkëta: kjo është ajo që mund të ndalojë luftën dhe sulme të ngjashme", shtoi ai. Ukraina është pajisur me sisteme Patriot, i vetmi sistem raketash tokë-ajër në arsenalin e saj i aftë për t'iu kundërvënë kërcënimit të raketave balistike të Moskës, gjatë luftës, por dëshiron të jetë në gjendje t'i prodhojë ato vetë. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha muajin e kaluar se do të "shqyrtojë" mundësinë që Ukraina të prodhojë raketat e veta Patriot. /Telegrafi/

How it works

Once you click Generate, Ollama reads this article and crafts 5 comprehension questions. Your answers are graded against the article content — general knowledge won't be enough. Score 70+ to count toward your certificate.

Questions are cached — you'll always get the same 5 for this article.