Nga goditja ndaj News24 te denoncimet e Ahmetajt se qeveria mashtron me prodhimin e armëve. Del hapur interesi pse u sulmua televizioni dhe iu morën ambientet me dhunë nga Kayo. SPAK duhet të veprojë
Prezantimi i mjeteve të para ushtarake dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për nisjen e prodhimit “Made in Albania” kanë nxitur reagime të forta publike, pas denoncimeve të bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Ndërsa kreu i ekzekutivit deklaroi përpara efektivëve të Forcave të Armatosura se deri në vitin 2028 Shqipëria do të prodhojë armatime e mjetet ushtarake sipas standardeve të NATO-s — madje duke pretenduar se këto produkte do t’i shiten edhe ushtrisë amerikane — pretendimet e Ahmetajt paraqesin një tjetër panoramë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për prodhim vendas, por për një skemë ripaketimi të armatimit të ardhur nga Afrika drejt zonave të konfliktit përmes kompanisë shtetërore “KAYO” dhe “TIMAK Defence”, ku biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet zotëron aksione kyçe.
Gjatë intervistës së tij, Ahmetaj iu referua përgjimeve ku Yeffet diskutonte ngritjen e një “trusti” në SHBA me synim mbylljen e reagimeve nga diplomacia amerikane. Po ashtu, ai vuri në dukje transferimet financiare prej 3.1 milionë eurosh në muaj nga buxheti i shtetit për “TIMAK Defence” pa pasur investime nga kapitali vetjak.
Ish-zëvendëskryeministri lidhi me këtë çështje edhe ndryshimin e komandantit të Forcave Tokësore, emërimin e Ermal Nufit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përmendi një rast të kapjes së raketave ushtarake në Itali si pjesë e itinerareve të dyshimta të transportit të armëve.
Në këtë kontekst denoncimesh dhe investigimesh mbi mbarëvajtjen e punëve publike, qëndron edhe aksioni i ekzekutivit ndaj medias.
Dëbimi i televizionit “News24” nga ambientet ku ushtronte prej vitesh aktivitetin e tij është konsideruar si një lëvizje e paprecedentë ndaj fjalës së lirë, një ngjarje që nuk ndodh në asnjë vend të Bashkimit Evropian apo në SHBA.
Përmes një ndërhyrjeje që tronditi opinionin publik, gazetarët dhe faktorin politik, forcat e policisë dhe ushtrisë rrethuan ambientet e televizionit “News24” dhe ndërmorën nxjerrjen e tyre jashtë pa pasur asnjë urdhër gjykate.
Pasi u ndërpre energjia elektrike e godinës, gazetarët u bllokuan dhe me makina gjatë natës u morën pajisjet e punës me të cilat ata kishin kryer investigimet e tyre. Kjo ndërhyrje me mjete forcë — që nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë vend të Bashkimit Evropian apo në SHBA, cilësohet si një krim i hapur ndaj medias dhe fjalës së lirë.
Teksa e vërteta mbi aferën e armëve po del në shesh, kërkohet që SPAK të veprojë menjëherë për të hetuar si veprimet e jashtëligjshme ndaj “News24”, ashtu edhe korrupsionin e lidhur me kompaninë “KAYO”.
How it works
Once you click Generate, Ollama reads this article and crafts 5 comprehension questions. Your answers are graded against the article content — general knowledge won't be enough. Score 70+ to count toward your certificate.
Questions are cached — you'll always get the same 5 for this article.