threat_intelligence168 wordsRead on Arc Codex

Trajnim/ Prindërimi në Epokën Digjitale: Çfarë Fshihet Pas Ekranit të Fëmijës Tënd?

Sa dimë për atë që fëmijët tanë përjetojnë online? Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, organizon takimin: “Prindërimi në Epokën Digjitale: Çfarë Fshihet Pas Ekranit të Fëmijës Tënd?” Një hapësirë e dedikuar për të folur hapur për sfidat që fëmijët përballojnë në mjedisin digjital dhe për rolin që prindërit kanë në parandalimin dhe adresimin e tyre. Në fokus të takimit: Siguria dhe privatësia e fëmijëve online Rrjetet sociale dhe mbrojtja e të dhënave personale Bullizmi, ngacmimi dhe format e tjera të dhunës online Përmbajtjet dhe kontaktet e papërshtatshme apo të rrezikshme Komunikimi dhe besimi mes prindit dhe fëmijës Shenjat që duhen vënë re dhe mënyrat e raportimit Përmes këshillave praktike dhe diskutimit me ekspertë, prindërit do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë rreziqet online dhe mënyrat konkrete për t’i mbështetur e mbrojtur fëmijët e tyre. Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe online. Për t’u bërë pjesë, regjistrohuni në linkun: https://forms.cloud.microsoft/e/7AGQNVzV7q?origin=lprLink Siguria e fëmijëve online është një përgjegjësi e përbashkët.

How it works

Once you click Generate, Ollama reads this article and crafts 5 comprehension questions. Your answers are graded against the article content — general knowledge won't be enough. Score 70+ to count toward your certificate.

Questions are cached — you'll always get the same 5 for this article.