general135 wordsRead on Arc Codex

Trump për Iranin: Ata nuk janë gati për marrëveshjen e duhur! SHBA kontrollon Hormuzin

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk është ende gati për të arritur atë që ai e cilëson si “marrëveshjen e duhur”, ndërsa tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit mbeten të larta. Duke folur me gazetarët të premten, Trump tha se Irani do të dëshironte të arrinte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, por sipas tij nuk është ende i gatshëm të pranojë kushtet e nevojshme. “Ata do të donin shumë të bënin një marrëveshje, por, sipas mendimit tim, nuk janë gati të bëjnë marrëveshjen e duhur”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi zonën përreth Ngushticës së Hormuzit, duke përfshirë edhe zonat tokësore pranë saj. Trump theksoi se Washingtoni po monitoron nga afër zhvillimet dhe lëvizjet e Iranit, ndërsa la të hapura opsionet amerikane në rajon.

How it works

Once you click Generate, Ollama reads this article and crafts 5 comprehension questions. Your answers are graded against the article content — general knowledge won't be enough. Score 70+ to count toward your certificate.

Questions are cached — you'll always get the same 5 for this article.