Rooney shpërthen ndaj FIFA-s për Balogunin: Është një turp absolut, Infantino duhet të turpërohet
Rooney shpërthen ndaj FIFA-s për Balogunin: Është një turp absolut, Infantino duhet të turpërohet
Legjenda e Manchester United dhe e Anglisë, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër vendimin e FIFA-s për të shtyrë pezullimin e sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke e cilësuar atë si një veprim që cenon integritetin e garës.
Balogun pritej të mungonte në ndeshjen e raundit të 16-të të Kupës së Botës ndaj Belgjikës, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në fazën e grupeve.
Megjithatë, FIFA vendosi që pezullimi i tij të shtyhej për një vit, duke i hapur rrugën aktivizimit në këtë përballje.
Sipas raportimeve, vendimi erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kontaktoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të kërkuar rishikimin e rastit.
Rooney reagoi ashpër ndaj këtij zhvillimi. "Mendoj se është një turp absolut. Para Euro 2012 mora një pezullim prej tre ndeshjesh. Më thanë se nëse shkoja në Zvicër dhe zhvilloja një seancë stërvitore me një grup fëmijësh, ndeshja ime e tretë e pezullimit do të hiqej. E pranova sepse nuk doja të mungoja tri ndeshje, por edhe atëherë mendova se ishte e gabuar".
Ish-kapiteni i Anglisë shtoi se, nëse FIFA mendonte se kartoni i kuq ishte i padrejtë, atëherë duhej ta anulonte plotësisht, por jo të shtynte pezullimin.
"Ose ia heq kartonin e kuq, që ndoshta është vendimi i duhur, ose ai nuk luan. Por ta shtysh pezullimin për një vit? Është një turp absolut. Infantino duhet të turpërohet", tha legjenda angleze.
Rooney vlerësoi se vendimi vë në pikëpyetje sportivitetin e kompeticionit.
"Nëse do të isha kundërshtari i SHBA-së, do të isha absolutisht i tërbuar", tha Rooney. /Telegrafi/
How it works
Once you click Generate, Ollama reads this article and crafts 5 comprehension questions. Your answers are graded against the article content — general knowledge won't be enough. Score 70+ to count toward your certificate.
Questions are cached — you'll always get the same 5 for this article.